image Ndalohet kamioni në Han të Elezit, policët hasin në pesë emigrantë

Siguri

Ndalohet kamioni në Han të Elezit, policët hasin në pesë emigrantë

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit ka hasur në pesë emigrant nga Siria, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se ata janë hasur gjatë një kontrollimi të një kamioni mallrash që vinte nga Turqia përmes Greqisë dhe së fundmi nga Maqedonia e Veriut.

Tutje policia ka njoftuar se emigrantët nuk kanë pasur dokumente udhëtimi, kurse rasti në polici është hapur si “kontrabanda me emigrant”.

/Gazeta Sinjali/