image Ndalohen dy persona që po endeshin me veturë në Kamenicë, dërgohen në karantinë në Prishtinë

Kosovë

Raporti/ Ndalohen dy persona që po endeshin me veturë në Kamenicë, dërgohen në karantinë në Prishtinë

news image

Pas mesnatës së djeshme janë ndaluar dy persona në Novosellë të Kamenicës.

Policia thotë se ata nuk kanë respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe pas kontrollit mjekësor janë dërguar në karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

“Fsh. Novosellë, Kamenicë 10.05.2020 – 01:20. Policia në pikë kontrolli ka ndaluar një veturë në të cilën ishin dy të dyshuar meshkuj kosovar, të cilët nuk kishin respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Të njëjti pas kontrollit nga ekipet mjekësore, me rekomandim të mjekëve dhe konsultim me prokurorin janë dërguar në karantinë në Prishtinë”, njofton Policia. /Gazeta Sinjali/