image Ndahet nga jeta ish-deputetja e Partisë Socialiste

Shqipëri

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Partisë Socialiste

news image

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Partisë Socialiste dhe profesoresha Edlira Haxhiymeri.

Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë prej pesë vitesh dhe nuk mundi të fitojë betejën.

“Të dashur familjarë dhe miq, me pikëllim të madh ju njoftoj se nëna ime e shtrenjtë, Edlira Haxhiymeri, ndërroi jetë. Ju falenderoj për ndihmesën dhe mbështetjen që na keni dhënë gjatë më shumë se 5 viteve tejet të vështira ku luftuam me çdo mjet e mënyrë për të mposhtur sëmundjen e saj“, shkruan djali i saj në një postim në rrjetet sociale.

Edlira Haxhiymeri, ishte pedagoge e shquar e Universitetit të Tiranës dhe ka shërbyer si deputete e Partisë Socialiste vite më parë. 

/GazetaSinjali/