Është ndarë nga jeta në moshë të hershme vëllai i kryesueses së Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu, Betim Spahiu.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar ish-kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku i cili njoftoi se i njëjti vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Betimi në moshë të re u sfidua nga një sëmundje e rëndë, por ai qëndroi i fortë dhe nuk u dorëzua deri në ditën e fundit”, u shpreh ndër tjera ai.
Postimi i plotë i tij:
I prekur thellësisht nga lajmi për ndarjen nga jeta të djaloshit të ri, energjik e të fortë, Betim Spahiu, vëllaut të kryesueses së Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu.
Betimi në moshë të re u sfidua nga një sëmundje e rëndë, por ai qëndroi i fortë dhe nuk u dorëzua deri në ditën e fundit.
Ngushëllimet më të thella kryesueses Adelina Spahiu, gjithë familjes Spahiu, miqve dhe dashamirëve!