image Sami Lushtaku, megjithatë, është “kandidat” për kryetar të Skenderajt - Sinjali

Sami Lushtaku, megjithatë, është “kandidat” për kryetar të Skenderajt

news image

Sami Lushtaku, kryetar i degës së PDK-së në Skenderaj, ka figuruar në fotografinë e listës zgjedhore me të cilën do të garojë subjekti politik për zgjedhjet komunale më 17 tetor.

Në listën zgjedhore të PDK-së, dega Skenderaj, të publikuar në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook, në fotografi është kandidati aktual i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, si dhe ish-kandidati i këtij subjekti politik për të njëjtën komunë, Sami Lushtaku.

Lushtakut nuk iu është mundësuar të kandidojë, ndonëse ka qenë i përzgjedhuri i Kryesisë së PDK-së për Skenderajn.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka cilësuar si të pabazuar apelin e Sami Lushtakut për të kandiduar për kryetar komune, i cili më pas e ka çuar në instancën më të lartë gjyqësore, në Gjykatën Supreme.

Supremja, më pas, ia vërtetoi dënimin ish-kryetarit të Skenderajt, duke ia pamundësuar garën në zgjedhjet lokale të këtij viti.

Kandidati aktual për kryetar të Skenderajt nga ana e PDK-së, i certifikuar nga KQZ është Fadil Nura.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin