Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, është ndarë nga jeta.
Disa ditë më parë ai u nis drejt Gjermanisë për t’u shëruar nga sëmundja autoimune e mëlçisë, por që nuk ia doli të mbijetojë, shkruan euronews.
Bujar Nishani ishte 58 vjeç dhe ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017.
Më herët ai kishte mbajtur poste të rëndësishme në qeveri.