image Ndahen shpërblime shtetërore për kampionet olimpike të xhudos në Tokyo, Distria Krasniqi e Nora Gjakova

Sporte Luftarake

Ndahen shpërblime shtetërore për kampionet olimpike të xhudos në Tokyo, Distria Krasniqi e Nora Gjakova

news image

Sot në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku u ndanë shpërblimet shtetërore për xhudistet, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe për trajnerin Driton Kuka.

Këto shpërblime janë të parapara në rregullore dhe ndahen për sportistët që arrijnë rezultate të larta në garat ndërkombëtare.

Ministri Çeku i përgëzoi xhudistet edhe njëherë për punën e palodhshme si dhe sukseset e arritura, ndërsa u shprehu gatishmërinë për përkrahjen institucionale të mëtutjeshme.

Ndërsa trajneri, Driton Kuka duke treguar që mbrëmë ka pasur stërvitjen e parë në Qendrën Nacionale të Xhudos, falënderoi ministrin Çeku dhe zëvendësministren, Daulina Osmani për përkushtimin që kanë treguar që çdo gjë të përfundoj mirë dhe me kohë sa i përket qendrës.

Xhudistet, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi u shprehën të lumtura që mundi dhe sukseset e tyre po vlerësohen nga institucionet shtetërore.

/Gazeta Sinjali Sporti/