image Nazi i grupit “Aurora” me presion të madh ndaj gazetarëve për deklaratat e tij

Bota e Yjeve

Nazi i grupit “Aurora” me presion të madh ndaj gazetarëve për deklaratat e tij

news image

Nazi i grupit “Aurora” është duke ushtruar presion të madh ndaj gazetarëve të mediave online.

Nazmi Sfishta i grupit të njohur “Aurora”, muaj më parë ka qenë i ftuar në emisionin n’Kosovë Show ku ka folur për librin e tij “Universofilia”.

Nazi ka bërë bujë me deklaratat e tij të habitshme duke thënë se ai ka komunikuar me Zotin dhe është i dërguari i tij, e mes tjerash që edhe ka pas raste kur e kanë pushtuar djajtë.

Nuk dihet ende qëllimi apo vërtetësia e këtyre që thotë Nazi, mirëpo këngëtari me këmbëngulje ushtron presion ndaj gazetarëve me qëllim që t’i shpërndahen videot me deklaratat e tij të çuditshme e të pavërtetuara.

Gazetarët e shqetësuar për shkrimet e tij të vazhdueshme kanë adresuar problemin dhe kanë vendosë ta bëjën publike shqetësimin e tyre se si Nazi nuk ndalet, madje ai fillon t’iu nisë shkrimet që nga ora
07 e mëngjesit, e thuajse çdo ditë e përsërit të njëjtin veprim. /GazetaSinjali/

FOTO