NATO ka bërë thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.
Në një reagim në Twitter të zëdhënëses së NATO-s, Oana Lungescu, thuhet se NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog.
“Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka shkruar Lungescu.