image Nata e parë e Saimir Tahirit në burg, ish-ministri mbërrin tek burgu “313”

Shqipëri

Nata e parë e Saimir Tahirit në burg, ish-ministri mbërrin tek burgu “313”

news image

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë vendimin për Saimir Tahirin. Për ish-ministrin e Brendshëm GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e dënimit me 3 vite e 4 muaj burg.

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në burgun “313”, raporton abcnews.al.

Në lidhje me këtë rast kanë raportuar edhe mediat e huaja.

“Ish-ministri shqiptar dënohet për përfshirje në trafikimin e drogës” është ky titulli me të cilin agjencia e lajmeve Associated Press ka nisur artikullin për dënimin e Tahirit.

Saimir Tahiri u dënua me tre vjet e katër muaj burg. Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krim të Organizuar, Engert Pëllumbi, tha se Tahiri kishte përfituar “shërbime dhe përfitime të padrejta dhe në të njëjtën kohë, me shpërdorimin e postit, ai ka abuzuar me interesat ligjore”.

/GazetaSinjali/