image Napoli triumfon ndaj Genoas me vështirësi, nuk ka minuta për Rrahmanin

Futboll

Napoli triumfon ndaj Genoas me vështirësi, nuk ka minuta për Rrahmanin

news image

Napoli ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Genoa.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti triumfoi me rezultat të ngushtë 1 – 2.

Fabian Ruiz pas një asistimi të Politanos zhbllokoi rezultatin (39′), me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Genoa nuk u dorëzua dhe gjeti golin përmes Cambiaso (69′).

Mirëpo, gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt, i inkuadruari Petagna doli në skenë dhe shënoi golin e fitores (84′).

Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani në këtë takim qëndroi gjatë tërë ndeshjes në stol dhe ende nuk ka debutuar këtë edicion në Seria A.

Me këtë fitore, Napoli renditët në pozitën e tretë me gjashtë pikë, derisa Genoa në pozitën e 19-të pa pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/