image Nagelsmann: Barcelona ka një nga mesfushorët më të mirë në botë

Futboll

Nagelsmann: Barcelona ka një nga mesfushorët më të mirë në botë

news image

Skuadra e Bayernit sonte takohet me Barcelonën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich dhe Barcelona përballen nga ora 21:00 në Allianz Arena.

Bayern ka siguruar kalimin tutje, kurse Barçës i duhet një fitore sonte për t’u mos u varuar nga rezultati i duelit Benfica-Dinamo Kiev.

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann e ka veçuar një futbollist të skuadrës së Barcelonës.

“Unë mendoj se Frenkie de Jong është një nga mesfushorët më të mirë në botë. Barça ka futbollistë shumë të mëdhenj, por ai është vërtetë i mirë”, tha gjermani.  /Gazeta Sinjali Sporti/