image Nagavci tregon sa nënshkrime kanë mbledhur për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Politikë

Nagavci tregon sa nënshkrime kanë mbledhur për rrëzimin e Qeverisë Hoti

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se gjendja me koronavirus në vend është shqetësuese, ndërsa ka shtuar se Qeveria aktuale po e shtynë vendin drejt një katastrofe.

Nagavci ka njoftuar se VV i ka mbledhur 31 nënshkrime për rrëzimin e kësaj Qeverie, ndërsa ka shtuar se i duhen edhe 9 të tjera për thirrje të seancës.

“Ne kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve. 31 i kemi, na nevojiten edhe 9 të tjera për ta thirrur seancën e Kuvendit, derisa duhen gjithsej 61 për të kaluar ky mocion”, ka thënë Nagavci në T7.

Lëvizja Vetëvendosje pasditën e së enjtes ka njoftuar se ka nisur procedurën për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti./Gazeta Sinjali/