image Nagavci thotë se protesta e nesërme e VV-së nuk është presion mbi Gjykatën Kushtetuese

Kosovë

Nagavci thotë se protesta e nesërme e VV-së nuk është presion mbi Gjykatën Kushtetuese

news image

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se organizimi i nesërm për përformancë në tri shehet e Prishtinës nga VV, nuk është presion mbi Gjykatën Kushtetuese.

“Për presionin, duhet të ekzistojnë motivet, ne nuk kemi interes të bëjmë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, sepse besojmë që të gjitha argumentet juridike janë në anën tonë”, tha Nagavci.

Ajo gjithashtu theksoi se beson që nuk do të ketë protesta, pasi që të gjitha argumentet juridike në Gjykatën Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, janë në favor të Vetëvendosjes.

“Uroj që të mos ketë nevojë për protesta, nëse bëhet fjalë për protesta, jam shumë e bindur që nuk bëhet fjalë për 5 mijë persona, do të ketë shumë më shumë”, tha Nagavci në Debat Plus./ Gazeta Sinjali/