image Nagavci: Shqipëria s’ka respektuar abetaren e unifikuar, Kosova po

Arsim

Nagavci: Shqipëria s’ka respektuar abetaren e unifikuar, Kosova po

news image

“Kosova ka respektuar dhe ka përdorur abetaren e përbashkët që është vendosur vite më parë mes dy shteteve”. Kështu deklaroi ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci.

Ajo sqaroi se marrëveshja për një abetare të unifikuar nuk është respektuar nga ana e Shqipërisë.

“Edhe vite më parë, është iniciuar, është pranuar dhe ka filluar të punohet me një abetare të përbashkët. Në Kosovë e kemi respektuar, e kemi pasur atë abetare në përdorim për një kohë të gjatë. Me aq sa jam në njohuri në Republikën e Shqipërisë nuk është përdorur e njëjta abetare në të gjitha shkollat apo gjatë gjithë kësaj kohe”, u shpreh ministrja, në Euronews.al.

Ndërkohë, Nagavci komentoi edhe refuzimin e vizitës në Preshevë nga ana e autoriteteve serbe.

“Përgjigjja zyrtare nga ana e Serbisë na është dërguar pak minuta para nisjes së datës 27 nëntor. Përgjigja ishte e shkurtët. ‘Fatkeqësisht nuk mund t’u aprovohet leja për vizitë kësaj radhe, do ta shqyrtojmë në një rast tjetër kërkesën tuaj’, kështu na u tha”, tregoi ministrja.

Ajo më tej tha se kishin planifikuar të takoheshin me të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, por siguroi që bashkëpunimi nuk do të mungojë./GazetaSinjali/