image Nagavci: I papërgjegjshëm inicimi i LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Kosovë

Politikë/ Nagavci: I papërgjegjshëm inicimi i LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Arberie Nagavci e ka quajtur papërgjegjësi të madhe dhe johumane inicimin e mocionit të mosbesimit nga ana e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, në kohën më të vështirë që po kalon vendi për shkak të pandemisë COVID-19.

Seanca e jashtëzakonshme, sipas Nagavcit është e vështirë që të mbahet për shkak të rekomandimeve të IKSHP-së, për të mbajtur distancë deri në dy metra si masë parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

“Mund të ketë më shumë persona që mund të kenë tashmë virusin korona. Ata 200 persona që punojnë në Kuvend, do të kenë kontakte me anëtarët e familjeve të tyre dhe është shumë papërgjegjësi të mbahet një seancë e tillë”, u shpreh Nagavci për televizionin publik.

Ajo ka thënë se është e rëndësishme në këto ditë që të ketë një fokusim në shëndetin publik se sa të kërkohet që vendi të mbetet pa qeveri./GazetaSinjali/