image Nagavci: Gjendja e Telekomit do ta dërgojë shumë shpejt në falimentim edhe Postën

Politikë

Nagavci: Gjendja e Telekomit do ta dërgojë shumë shpejt në falimentim edhe Postën

news image

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, e cila ka inicuar debatin parlametar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, ka thënë se pas falimentimit të Telekomit, do të falimentojë edhe Posta.

Ajo tha se krejt kjo po ndodh për shkak të ndikimit politiko partiak që për 10 vite partitë që kanë qenë në pushtet kanë keqpërdorur me këtë ndërmarrje publike.

“Falimentimi i Telekomit do të dërgoj shumë shpejt në falimentim edhe të Postës, ku dihet se mbi 60 përqind e të hyrave të kësaj ndërmarrje publike derivojnë nga Telekomi”, ka thënë Nagavci.

Nagavci ka akuzuar partitë politike, PDK, LDK, AAK dhe Nisma, se kanë zhvatur dhe plaçkitur Telekomin e Kosovës.

Ajo u shpreh se do të mbesin pa paga rreth 2 mijë e 300 punëtorë të Telekomit, si dhe rrezikohen edhe pagat e mbi 1 mijë punëtorëve të Postës së Kosovës.

“Njëkohësisht me këtë proces zhvatja, gllabërimi dhe plaçkitja e Telekomit ka ndodhur si nga brenda me ndërhyrje direkte të eksponentëve të partive politike kryesisht PDK, LDK, AAK dhe Nisma dhe nga këto parti kanë rrjedhur edhe menaxhmentet dhe bordet e Telekomit, këto kanë kontrolluar gjithçka në Telekom. Kanë kontrolluar dhe janë kontrolluar me qëllim që keqpërdorimet dhe shitja të vendoset në disa nivele. Ato nivele kanë bashkëpunuar pastaj ndërmjet vete me qëllim që keqpërdorimet të jenë të harmonizuara dhe këtë harmonizim e kanë udhëhequr eksponentë të partive politike në Kosovë përfshi edhe vet presidentin. Pastaj kjo mbikëqyrje është paguar prej Telekomit dhe kështu ka funksionuar krimi i organizuar pluralist partiak”, tha ajo./ Gazeta Sinjali/