Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se arsimi nuk do të duhej të konsiderohej vetëm si profesion, por edhe si mision.
Përmes një postimi ajo ka shkruar se: “Arsimi është e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e brezave që vijnë”.
“Arsimi nuk është partiak që të na ndajë, nuk është vetëm profesion, është mbi të gjitha mision. Mision që na bashkon”.
“Prandaj, buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa në vitin paraprak”.
Ajo thotë se kryefjalë është avancimi i sistemit arsimor ku në epiqendër do të jenë nxënësit dhe mësimdhënësit.
“Duke avansuar edukimin dhe përmirësuar rezultatet në arsim e zhvillojmë edhe shtetin”, ka thënë tutje Nagavci.