image Rrahman Jasharaj tregon pse e ka mbyllur Facebook-un

Arsim

Rrahman Jasharaj tregon pse e ka mbyllur Facebook-un

news image

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka treguar arsyen se pse e ka mbyllur llogarinë e tij në Facebook.

Ai tha se këtq veprim e ka marrë “pasi njeriu nganjëherë mund të jetë me emocional dhe të hyjë në polemika”.

“Fyerjet që mi kanë bërë si kam prit prej disa individëve, por ata janë pa emra të vërtetë. Këto fyerje i kemi pas në vitet 90-ta nga pushtuesi nga policia serbe, e cila kudo që na zinte me aktivitete, fillonte me ato sharjet nga zoti, nana e baba, fëmijët, e pastaj e dinim cka po na pret”, tha Jasharaj.

“Unë e kam mbyll facebookun pasi njeriu nganjëherë mund të jetë me emocional dhe të hyjë në polemika, unë sdua të hyjë por kjo ska ndryshuar gjë sepse fëmijët e mi kanë facebook-a dhe të them të drejtën unë nuk ndihem hic keq  sepse këtë detyrë e kam zgjedh, këtë besim ma kanë dhënë më 2 prill gjithë ata anëtarë e i tërë sistemi arsimor madje edhe universitetet që është nder dhe krenari për mu”, tha Jasharaj në T7.

Mirëpo, ai thotë se fëmijët e tij i shohin fyerjet që i drejtohen atij, ndërsa shton se kjo ndikon edhe në atmosferën në shtëpinë e tyre.

/GazetaSinjali/