image Jasharaj: Qeveria me të cilën menduam se do ta kemi 'lule dritë', na e ka qitë shqelmin në qafë

Arsim

Jasharaj: Qeveria me të cilën menduam se do ta kemi ‘lule dritë’, na e ka qitë shqelmin në qafë

news image

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka kritikuar Qeverinë duke thënë se nuk po merret me kërkesat e sindikatave.

Në tryezën e diskutimit të organizuar nga Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Jasharaj tha se Qeveria erdhi me kompozitet se do të kemi ‘lule dritë’, por sipas tij, doli e kundërta, raporton Gazeta Sinjali.

“Kjo Qeveri që erdh me kompozitet se do të kemi lule dritë, që kemi menduar se është më e afërt me sindikatat pasi e ka programin social, po del se është partia e cila na ka qit nëse mundet, shkelim në qafë”, tha ai.

Ndryshe, Grupi Parlamentar i AAK-së, ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë”, me ç’rast pjesëmarrës ishin edhe sindikata të ndryshme në vend.

/GazetaSinjali/