Tenisti i njohur spanjoll, Rafael Nadal ka arritur që për herë të dytë në karrierë ta fitojë Grand Slamin “Australian Open”.
Nadal e mposhti në finale Daniil Medvedevin, që zgjati plotë 5 orë e 24 minuta, me 3:2 në sete (2:6, 6:7, 6:4, 6:4 dhe 7:5).
Me këtë fitore Nadal është bërë rekordmen me Grand Slame, ku deri më tani ka 21 kurse Roger Federer dhe Novak Gjokoviq kanë nga 20.