image ‘Shpresa vdes e fundit’, korçari aplikon për herë të 7 për Green Card amerikane - Sinjali

‘Shpresa vdes e fundit’, korçari aplikon për herë të 7 për Green Card amerikane

news image

Qarkullojnë shumë besëtytni mbi Lotarinë Amerikane e njohur si Green Card, njëra prej tyre, që ka marrë jehonë edhe në rrjetet sociale, është se aplikantët nga juglindja janë më të privilegjuarit.

Por, rasti i Xhentil Avdylit tregon të kundërtën. Ai nuk ka qenë aq me fat. Vitet e fundit ka aplikuar rregullisht, por nuk ka fituar.

“Unë jam 30-vjeç. Arsimin e lartë e kam kryer në Universitetin e Korçës. Është viti i 7 që aplikoj për lotarinë amerikane”, u shpreh ai.

Megjithëse ka një punë të mirë në Shqipëri, 30-vjeçari nga Kolonja dëshiron të largohet dhe ta krijojë familjen e tij në Shtetet e Bashkuara.

“Më e bukura është që të jetosh në vendin tënd, por për kushte më të mira jetese, për të krijuar një familje andej”, shtoi i riu për euronews.

Pavarësisht se 6 vitet e fundit ai nuk është shpallur fitues, Xhentil Avdyli aplikoi sërish këtë vit, i vendosur për të shkuar në Shtetet e Bashkuara një ditë.

“Shpresa vdes e fundit, shpresoj që mund të arrijmë këtë dëshirë”, përfundoi 30-vjeçari./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin