image Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane në Shqipëri, mësoni kur dalin përgjigjet

Kosovë

Keni aplikuar për Lotarinë Amerikane në Shqipëri, mësoni kur dalin përgjigjet

news image

Përgjigjet për fituesit e Lotarisë Amerikane do të bëhen publike në datën 7 maj, ku të gjithë qytetarët e Shqipërisë që kanë aplikuar do të njihen me rezultatin.

“Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare të Lotarisë Amerikane.

Periudha e aplikimeve për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2023 ishte midis 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021.

/GazetaSinjali/