Roger Federer gjatë ditës së sotme njoftoi për pensionimin e tij nga sporti i tenisit.
Ikona e këtij sporti do t’i japë lamtumirën tenisit në turneut e fundit që do të marrë pjesë, në atë të Laver Cup.
Pas pensionimit, ka reaguar rivali dhe miku i tij, Rafael Nadal, duke e cilësuar një ditë të “trishtuar” për të dhe sportistët në mbarë botën.
“I dashur Roger, miku dhe rivali im. Do të kisha dashur që kjo ditë të mos kishte ardhur kurrë… është një ditë e trishtuar për mua personalisht dhe për sportistët në mbarë botën. Ju thashë kur folëm dhe tani është këtu. Ka qenë një kënaqësi, por edhe një nder dhe privilegj të ndaja gjithë këto vite me ju, duke jetuar kaq shumë momente të mrekullueshme brenda dhe jashtë fushës. Ne do të kemi shumë momente të tjera për të ndarë së bashku në të ardhmen, ka ende shumë gjëra për të bërë së bashku, ne e dimë këtë.
Tani për tani, ju uroj sinqerisht gjithë lumturinë me gruan tuaj, Mirkën, fëmijët tuaj, familjen tuaj dhe të shijoni atë që keni përpara. Do të shihemi në Londër në @lavercup”, ka shkruar Rafa Nadal në rrjetet sociale.
Federer do ta mbyll një karrierë të mahnitshme, duke fituar 103 tituj në total, përfshirë këtu 20 tituj Grand Slam.