image Wimbledon u anulua, Federer: Jam i shkatërruar

Sporte të tjera

Tenis/ Wimbledon u anulua, Federer: Jam i shkatërruar

news image

Turneu më i famshëm i tenisit, grand slami Wimbledon, është anuluar për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, për shkak të pandemisë koronavirus.
Turneu do të duhej të niste më 29 qershor dhe të përfundonte më 12 korrik.

Asi zviceran Roger Federer shkroi në Twitter për të ndarë ndjenjat e tij pasi mësoi për anulimin e turneut në Londër.

Maestro i tenisit, Federer tha se ai u “shkatërrua” pas lajmit, pasi 38-vjeçari po i mbaron opsionet pasi karriera e tij e bujshme po shkon drejt muzgut./Gazeta Sinjali/