image Messi përshëndet pensionimin e Federer: Një gjeni, unik në historinë e tenisit dhe një shembull për çdo sportist

Sporte të tjera

Messi përshëndet pensionimin e Federer: Një gjeni, unik në historinë e tenisit dhe një shembull për çdo sportist

news image

Roger Federer gjatë ditës së sotme njoftoi për pensionimin e tij nga sporti i tenisit.

Ikona e këtij sporti do t’i japë lamtumirën tenisit në turneut e fundit që do të marrë pjesë, në atë të Laver Cup.

Lajmi për pensionimin e tij ka bërë që shumë figura të rëndësishme të reagojnë, duke e vlerësuar lart zvicëranin.

Njëri ndër ta është edhe futbollisti i PSG-së, Lionel Messi.

“Një gjeni, unik në historinë e tenisit dhe një shembull për çdo sportist. Gjithë të mirat në fazën tuaj të re, do të na mungojë t’ju shohim në fushë, duke na bërë të kënaqemi“, ka shkruar argjentinasi në rrjetet sociale.

/GazetaSinjaliSport/