image Roger Federer pensionohet nga tenisi në moshën 41-vjeçare

Sporte të tjera

Roger Federer pensionohet nga tenisi në moshën 41-vjeçare

news image

Ikona e tenisit, Roger Federer ka njoftuar se ai do të pensionohet nga sporti i tenisit.

Zvicërani do të luajë turneun e fundit në ATP Laver Cup, aty ku do t’i japë lamtumirën tenisit në prani të turmës.

Federer është penalizuar nga lëndime të shumta përgjatë tre viteve të fundit, dhe kjo është arsyeja pse 41-vjeçari ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij madhështore.

Ai ka fituar 20 tituj Grand Slam në karrierën e tij dhe 102 në total.

/GazetaSinjaliSport/