image Na paska gënjyer? Antonela e Përputhen del me deklarata kontradiktore

Bota e Yjeve

Na paska gënjyer? Antonela e Përputhen del me deklarata kontradiktore

news image

E ftuar në disa paraqitje televizive së fundmi Antonela ka rrëfyer detaje interesante nga jeta e saj duke u bërë lajm i medieve rozë, shkruan Gazeta Sinjali.

Por diku ka çaluar, sepse Antonela brenda pak ditësh ka ndryshuar deklaratatat e dhëna nga vetë ajo.

Në një intervistë disa ditë më parë në emisionin “Ndryshe”, ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë pranoi se kishte dashur të merrte pjesë te versioni italian i Përputhen, “Uomini e donne”, por u largua pasi do ishte nga ana e vajzave që luftonin për djemtë dhe kjo gjë nuk i pëlqente.

Teksa rrëfeu këtë histori, ajo theksoi se konkurroi atje pasi kishte tre vite beqare.

Por dje, e ftuar në rubrikën “Trotuar”, ajo pranoi se verën e kaluar ishte çift, e madje ish-të dashurin e kishte aq xheloz sa nuk e linte të shkonte në tualet.

Duke u ndalur te kjo pikë, këto dy deklarata nuk përputhen fare me njëra-tjetrën.

Gjersa thotë kisha 3 vite beqare, si ishte vitin e kaluar në lidhje?! Gjasat janë që njëra nga historitë nuk është e vërtetë ose kjo është një lojë e Antonelës për vëmendje. /Gazeta Sinjali/