Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, raportohet se nuk do largohet nga Arsenali gjatë janarit, transmeton Sinjali Sportiv.
Sipas ‘football.london’, Mustafi ka njoftuar krerët e klubit londinez që largimin e dëshiron në fund të sezonit dhe jo tani.
28 vjeçari gjatë verës mund të largohet si lojtar i lirë, pasi më 30 qershor të këtij viti i skadon kontrata me ‘Topçinjët’.
Madje, sipas raportimeve nga Anglia, ish-mbrojtësi i Sampdorias e Valencias ka refuzuar ofertat nga Genoa, Fenerbahce dhe Galatasaray.
Lazio ose Napoli raportohet të jenë destinacionet e ardhshme të Shkodran Mustafit. /Sinjali Sportiv/.