Futbollisti me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi thuhet se është pranë një rikthimi në Serie A te Genoa si lojtar i lirë.
29-vjeçari u lirua kur kontrata e tij me Schalke 04 përfundoi në korrik.
Ai gjithashtu ishte i lidhur me Fiorentinën, por ata zgjodhën Matija Nastasic nga Schalke në vend të tij, ndërsa Adana Demirspor ishte gjithashtu një opsion në Turqi, shkruan “footballitalia”.
Sipas ekspertit të transferimit Nicolò Schira, Mustafi është në negociata të avancuara me Genoa për një kontratë deri në qershor 2025.
Është një rikthim në qytetin e Genoas, nëse jo i njëjti klub, pasi Mustafi luajti për Sampdoria nga 2012-14 para transferimit të tij në Valencia.
Pas Valencias, u transferua te Arsenali për 41 milionë euro në 2016, për t’u larguar si lojtar i lirë në shkurt të 2021.
Mustafi është paraqitur në 50 ndeshje në Serie A në karrierën e tij, duke shënuar një gol. /GazetaSinjaliSporti/