Skuadra e Arsenalit është duke bërë përgatitjet e fundit para duelit të fundjavës ndaj Watfordit.
Në këtë stërvitje po marrin pjesë Shkodran Mustafi, i cili nuk është në planet e trajnerit Unay Emery dhe blerja më e re, Kieran Tierney, i cili ende nuk ka debutuar.
Gjatë një pjese të stërvitjes, ku kishte të bënte me pasime, Tierney gjatë pranimit dhe pasimit të topit, e futi ndër këmbët e Mustafit duke bërë që shokët e skuadrës të tallen me të.