Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se është i bindur në suksesin e subjektit të tij në zgjedhjet e reja pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, shkruan Gazeta Sinjali.
Mustafa përmes një konference për media u shpreh se deklaratat e Kurtit se do të fitojnë bindshëm janë deklarata të zorit dhe që pastaj i njëjti e shpall veten mbret kur është në zor.
“Deklaratat e tilla nuk i shoh pa ni zor të madh sepse Albin Kurti mund të jetë racional ndonjëherë nuk është racional, kur njerëzt e kanë një zor pastaj e shpall veten mbret dhe të lënë përshtypje se ata janë të parët dhe s’ka kush i mund unë këtë ua lë qytetarëve të vendosin. Unë nuk e garantoj që votuesit e LDK-së do ta votojnë Kurtin ose dikë tjetër ata do ta votojnë LDK-në”, tha Mustafa.
Mustafa po ashtu theksoi se është shumë i bindur në suksesin e tyre në zgjedhje.
“Sukses i madh për demokracinë që partitë po hyjnë vetëm në garë. Kur ta kryejmë garën ne renditemi në bazë të mbështetjes. Jam shumë i bindur në suksesin tonë në zgjedhje, jemi në situatë specifike sa i përket fushatës dhe mundësisë që qytetarët të dalin të votojnë. Do ju ofrojmë atyre ofertën e LDK-së dhe shpresoj se këtë besim do ta kenë”, deklaroi ai.