Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se LDK-ja ka qenë e hapur gjithnjë për biseda dhe dialog.
Duke komentuar ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për takim gjatë së hënës, Mustafa ka thënë se nuk mund të flasë se kur LDK-ja është e gatshme të takohet me zyrtarët e VV-së për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.
“LDK gjithherë ka qenë e hapur për biseda dhe dialog. Nuk jemi barrikaduar si të tjerët dhe nuk i kemi gjuajtur të tjerët me gaz e me molotov, kur është dashur të bisedojmë. Kuvendi është i të gjithëve, jo vetëm i atyre që janë renditur të parët”, ka deklaruar ai për kosovapress.
“Nuk shoh asgjë të keqe nga bisedat për përgatitjen e konstituimit të Kuvendit. por se kur LDK do të jetë e gatshme të marrë pjesë, nuk mund të flas”.
Lëvizja Vetëvendosje të enjten u ka dërguar ftesa LDK-së, AAK-së dhe PDK-së për takime konsultative pas certifikimit të procesit zgjedhor. Takimet i ka ftuar të ndara për datën 15 mars. /Gazeta Sinjali/