Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka uruar kadetët e ri të Policisë së Kosovës.
Ai ka ftuar ata që t`i shërbejnë popullit të Kosovës me profesionalizëm të lartë duke mirëmbajtur besueshmërinë që sipas tij ka krijuar ky institucion tek qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Është shumë me rëndësi që të mirëmbahet kjo besueshmëri duke zbatuar ligjin dhe të drejtat e njeriut me vlerat me të cilat udhëheqet policia e Kosovës” ka thënë Mustafa në Prishtinë, në ceremoninë e diplomimit të 416 kadetëve të brezit të 54-t të Policisë së Kosovës./Sinjali/