Pronari i Twitter-it, Elon Musk, njeriu më i pasur në botë, u rekomandoi sot votuesve që në zgjedhjet afatmesme, që do të zhvillohen nesër, të zgjedhin kandidatët republikanë për Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
“Për votuesit e pavarur: pushteti i ndarë frenon ekseset më të këqija të të dyja partive, kështu që unë rekomandoj votën për një Kongres republikan duke pasur parasysh se presidenca është demokratike”, shkroi Musk në Twitter.
Që kur ai mori drejtimin e Twitter, grupet e të drejtave civile kanë kritikuar qëndrimin e Musk për moderimin e përmbajtjes, për shkak të qëndrimit të tij absolutist ndaj fjalës së lirë, duke pritur që sasia e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes të rritet në platformë.
Demokratët e Bidenit përballen me një betejë të vështirë për të mbajtur kontrollin e Kongresit në votimin e së martës. Parashikuesit dhe sondazhet jopartiake të zgjedhjeve tregojnë se republikanët kanë shanse shumë të larta për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe do të ketë një luftë të madhe për kontrollin në Senat.
Musk ka thënë më herët se do të votojë për republikanët, por thekson se mbështet politikanët e moderuar nga të dyja partitë. “Demokratët e linjës së ashpër ose republikanët nuk votojnë kurrë për partinë tjetër, kështu që janë votuesit e pavarur ata që në fakt vendosin se kush do të jetë në krye!” postoi Musk në Twitter.
To independent-minded voters:
— Elon Musk (@elonmusk) November 7, 2022
Shared power curbs the worst excesses of both parties, therefore I recommend voting for a Republican Congress, given that the Presidency is Democratic.