image Musk hap sondazh në Twitter për kthimin e Donald Trump

Botë

Musk hap sondazh në Twitter për kthimin e Donald Trump

news image

Miliarderi amerikan dhe pronari i ri i rrjetit të famshëm social, Twitter, Elon Musk, ka hapur një sondazh në llogarinë e tij në këtë platformë, duke i pyetur përcjellësit e tij nëse e përkrahin ose jo kthimin e llogarisë së ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në këtë rrjet.

Përpos pyetjes për rikthimin e ish-presidentit Trump në Twitter, ku përcjellësit mund të zgjedhin mes “po”-së dhe “jo”-së, miliarderi Musk la një koment me thënie latine në sondazh: “Von Populi, Vox Dei”. Në gjuhën shqipe, këto fjalë e kanë kuptimin: “Zëri i popullit, zë i Zotit”.

Kur kanë mbetur edhe 16 orë kohë për të votuar, në këtë sondazh kanë votuar më shumë se 7 milionë e 580 mijë përdorues.

Rezultati aktual është në favor të kthimit të ish-presidentit Trump në Twitter. 53 për qind e votuesve e përkrahin këtë kthim, ndërsa 47 për qind janë kundër një veprimi të tillë.

/GazetaSinjali/