Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka reaguar rreth raportimeve që ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përfshirë në një skandal financiar.
Mushkolaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, një presidente dhe një ministre e Jashtme e përgjegjshme do ta shkarkonin ambasadorin Berishaj, deri në momentin që drejtësia jep përgjigjen e saj rreth këtyre dyshimeve.
Më tej, ai ka shtuar se, përpjekjet për arsyetim nuk ndihmojnë por vetëm dëmtojnë.
“Një presidente e përgjegjshme, një ministre e Jashtme e përgjegjshme do të duhej ta shkarkonin menjëherë nga detyra ambasadorin Martin Berishaj, deri sa drejtësia t’iu jep përgjigje dyshimeve për skandalin financiar. Çdo përpjekje për arsyetim nuk ndihmon, vetëm dëmton”, ka thënë Mushkolaj.