image Muriqi “sfidon” koronavirusin, startues për Fenerbahçen

Futboll

Futboll/ Muriqi “sfidon” koronavirusin, startues për Fenerbahçen

news image

Përderisa të gjitha ligat e forta evropiane kanë suspenduar kampionatet e tyre, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende në Turqi.

Përkundër pesë rasteve të konfirmuara me koronavirus mbrëmë, ndeshjet futbollistike në Superligën e Turqisë do të zhvillohen normalisht, por pa praninë e tifozëve.

Fenerbahce me fillim nga ora 18:00 do të përballet me Konyasporin në udhëtim.

Gjiganti turk ka publikuar formacionin zyrtar ku pa dyshim sulmit do t’i prijë Vedat Muriqi./Gazeta Sinjali/