image Ishte në dyshim për të luajtur, Muriqi shënon dy gola dhe vlerësohet me notën më të lartë nga skuadra

Futboll

Ishte në dyshim për të luajtur, Muriqi shënon dy gola dhe vlerësohet me notën më të lartë nga skuadra

news image

Kosova triumfoi ndaj Irlandës Veriore në ndeshjen e tretë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët triumfuan me rezultat 3-2 ndaj Irlandezëve, për të regjistruar fitoren e dytë në tre përballje.

Vedat Muriqi shënoi një dopietë, i përcjellur nga një i Zymer Bytyqit, nga golashënuesit dardanë në këtë ballafaqim.

Pavarësisht se Muriqi ishte në dyshim për të luajtur këtë ndeshje, ai megjithatë kompletoi 90 minutat e plotë, duke shënuar dy herë, dhe përveç kësaj ai mori notën më të lartë në këtë ballafaqim.

Ai u vlerësua me notën më të lartë me 8.5, i pasuar nga Milot Rashica me 7.7 dhe Zymer Bytyqi 7.5.

/GazetaSinjaliSport/