image Muriqi për fëmijërinë e tij: Fillova të punoj si 9 vjeçar, zgjodha futbollin para shkollës

Futboll

Muriqi për fëmijërinë e tij: Fillova të punoj si 9 vjeçar, zgjodha futbollin para shkollës

news image

Vedat Muriqi e ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin e madh spanjoll, Marca.

Përveç pjesës së karrierës së tij, Muriqi foli edhe për periudhën e fëmijërisë.

Sulmuesi kosovar tregoi se kishte filluar të punonte si nëntë vjeçar, teksa tha se vendosi të zgjidhte futbollin para shkollës.

“Fillova të punoja në një restorant në pronësi të dajve të mi kur isha nëntë vjeç. Aty bëja gjithçka: kamarier, ndihmë në kuzhinë etj. E gjithë kjo derisa mbërrita në Shqipëri në moshën 16-vjeçare. Gjatë asaj kohe, vetëm unë mund të punoja për të mbajtur nënën dhe motrën time, pasi babai im vdiq në luftë. Ai kishte edhe shkollë dhe futboll; dhe kjo është arsyeja pse vendosa të lë shkollën, sepse nuk mund ta lija futbollin, është jeta ime. E di që nuk kam bërë mirë duke e lënë shkollën dhe tani mund të them se kam qenë shumë me fat”, tha Muriqi.

/GazetaSinjaliSport/