image Nuk mjafton goli i Muriqit, Reali triumfon ndaj Mallorcas

Futboll

Nuk mjafton goli i Muriqit, Reali triumfon ndaj Mallorcas

news image

Real Madridi ka triumfuar në sfidën e zhvilluar në shtëpi ndaj Mallorcas, në kuadër të xhiros së pestë në La Liga.

Madrilenët kanë triumfuar me rezultat 4-1.

Sfidën e zhbllokoi sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi duke realizuar në portën e Thibaut Courtois në minutën e 35-të, për t’u barazuar më pas rezultati në fund të pjesës së parë me anë të Federico Valverdes.

Vinicius Jr kaloi në epërsi vendasit duke realizuar në minutën e 73-të, për rezultatin 2-1.

Në fund të ndeshjes, Reali thelloi epërsinë, fillimisht me anë të Rodrygos duke realizuar në minutën e 89-të, dhe më pas Antonio Rudiger në minutat shtesë, për rezultatin final 4-1.

Real Madridi arrin fitoren e pestë radhazi në po aq xhiro, duke kryesuar në tabelën e La Ligas me pikë të plota.

/GazetaSinjaliSport/