image Muriqi pasi u shpallë futbollisti i vitit: Është një motivim edhe më i madh për të ardhmen

Futboll

Sport/ Muriqi pasi u shpallë futbollisti i vitit: Është një motivim edhe më i madh për të ardhmen

news image

Vedat Muriqi është zgjedhur futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2019.

Përmes një postimi në Facebook, Muriqi ka thënë se ky çmim e motivon edhe për të ardhmen e tij në futbollin kosovar.

“Po ndihem vërtetë mirë që puna e një viti po vlersohet në këtë mënyrë, ky çmim është një motivim edhe më i madh që në të ardhmen të jap edhe më shumë, dua të falenderoj të gjithë bashklojtarët, familjen dhe të gjithë ata që me kanë përkrahur deri sot”, ka shkruar Muriqi në Facebook.

Muriqi luajti 7 ndeshje me Kosovën në vitin 2019, dhe realizoi katër gola. AI nuk ishte i pranishëm për të pranuar çmimin, për shkak të detyrës me Fenerbahçen.

Vitin e kaluar këtë çmim e rrëmbeu, Arbër Zeneli./Gazeta Sinjali/