Përfaqësuesja e Kosovës po mban konferencë për media para ndeshjes së nesërme ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi tha se ndaj Gjeorgjisë hyjnë për fitore, ndonëse kjo s’do të ndryshonte asgjë.
“Patëm një ndeshje jo të mirë ndaj Suedisë. Ndaj Gjeorgjisë besojmë të dalim me fitore. Nuk e nënvlerësojmë Gjeorgjinë, e kemi analizu kundërshtarin. Nuk ndryshon asgjë, por për neve është e rëndësishme të fitojmë dhe të shkojmë në kuotën e shtatë pikëve”, tha Muriqi.
Ndeshja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Sinjali Sporti/