Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, sonte mund ta bëj shumkë të lumtur dhe me para, nëse shënon golin e parë të ndeshjes.
5.50 euro është kuota që Muriqi ta shënojë golin e parë në ndeshjen e sotme ‘jetë a vdekje’ kundër Malit të Zi. Këtë kuotë ia ka vendosur bastorja e famshme botërore “bet365”, shkruan Gazeta Sinjali.
Kompania e basteve “bet365” e sheh Kosovën favorite për ta fituar këtë ndeshje të rëndësishme.
Fitorja e ekipit të Challandes kuotohet me 1.61, barazimi 3.90, ndërsa fitorja e Malit të Zi ka kuotën 6.50.
Sonte nga ora 20:45, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e rëndësishme përballë malazezëve, për të kërkuar kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro2020”.
Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve në Podgoricë përfundoi me barazim 1:1. /Gazeta Sinjali/