Futbollisti kosovar Vedat Muriqi, ka vendosur t’u dërgojë një mesazh publik bashkëlojtarëve para ndeshjes së Kosovës me Çekinë.
Muriqi përmes rrjetit social Instagram, u ka thënë futbollistëve të kombëtares se e kanë përkrahjen e gjithë Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.
“Të gjithë Kosova me juve, forca Kosovë“, ka shkruar ai.
Muriqi do të jetë mungesë e madhe sonte për Kosovën në ndeshjen ndaj Çekisë, pasi që lëndimi i tij në këmbë në ndeshjen Fenerbahce – Kasimpasa, është tejet serioz dhe si pasojë do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Anglisë.
Kosova sonte do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj, pasi i kërkon tre pikë.
Kosova renditet e treta në grup me një pikë më pak se Çekia, e cila renditet e dyta.
Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës do të zhvillohet nga ora 20:45./Gazeta Sinjali/