image Murati dhe Drejtori i OPEC nënshkruajnë marrëveshje 40 milionë dollarëshe

Financa

Murati dhe Drejtori i OPEC nënshkruajnë marrëveshje 40 milionë dollarëshe

news image

Ministri i Financave Hekuran Murati dhe drejtori Gjeneral i Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar Abdulhamid Alkhalifa nënshkruan marrëveshjen e kredisë për programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”, marrëveshje kjo që kap vlerën prej 40 milionë dollarë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se marrëveshja në fjalë mbështetë prioritetet e Qeverisë për periudhën 2021-2025, që përfshijnë transparencën fiskale, mbështetjen e sektorit privat, si dhe tranzicionin energjetik.

“Marrëveshja me OPEC vjen si vazhdimësi e reformave të përgatitura me Bankën Botërore për Financimin e Politikave Zhvillimore për Financat Publike dhe Rritjen e Qëndrueshme”, thuhet në njoftim.

Dr. Alkhalifa vlerësoi lartë partneritetin me Qeverinë e Kosovës, si dhe theksoi se programi synon të mbështesë rimëkëmbjen pas pandemisë, zhvillimin e sektorit privat, si dhe promovimin e tranzicionit në një ekonomi të gjelbër e në përputhje me objektivat e zhvillimit afatgjatë të Kosovës.

/GazetaSinjali/