image Kush është Fehmi Hoti, drejtori i ri i Policisë së Kosovës

Siguri

Kush është Fehmi Hoti, drejtori i ri i Policisë së Kosovës

news image

Fehmi Hoti deri më tash zv/drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, do t’ia zë vendin Samedin Mehmetit.

Ai është emëruar ushtrues detyre i Drejtorit të Policisë, pasi Mehmeti dha dorëheqje, për siç u tha, rastin e fundit të dhunimit.

Më herët kolonel Fehmi Hoti ka ushtruar detyrën e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ai para se të emërohet drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka punuar në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Hoti karrierën në Polici e kishte nisur si polic patrullues në Rahovec, përderisa para se të bëhej zv/drejtor kishte qenë udhëheqës i Drejtorisë së Policisë në Prishtinë.

/GazetaSinjali/