image Skandali me foshnjën në Pejë, drejtori i shkarkuar akuzon për ndërhyrje politike

Shëndetësi

Skandali me foshnjën në Pejë, drejtori i shkarkuar akuzon për ndërhyrje politike

news image

Drejtori Mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Muhamet Haliti, ka reaguar pasi u shkarkua sot nga detyra e tij, nën arsyetimin se i njëjti pati përgjegjësi direkte menaxheriale lidhur me trajtimin e foshnjës së vdekur në këtë spital.

Haliti thotë se, së pari, rasti nuk ka të bëjë me detyrat e Drejtorit Mjekësor, e së dyti, vendimet nuk mund të merren në fundjavë.

Haliti shtoi se shkarkimi i tij është politik dhe shpërfaq hierarkinë në menaxhimin e Spitalit.

“Kjo përgjegjësi bjen drejtpërdrejt mbi ushtruesin e detyrës të drejtorit të administratës, Selman Kelmendi, shefit të shërbimit Teknik, Ardian Shala dhe mbikqyrësit të higjienës, Hysë Kastrati, ndaj të cilëve drejtori ekzekutiv nuk ka ndërrmarrë kurfarë masa për shkak të bindjes politike dhe farëfisit që ka me përgjëgjesit kryesor” ka shkruar ndër të tjerash Haliti.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Reagim ndaj prononcimit të faqes zyrtare të Spitalit të Përgjithshëm Pejë përmes të cilit njoftohem se është bërë shkarkimi im si Drejtor Mjekësor :

Jam i njoftuar për rastin në fjalë, përmes njoftimit për opinion nga faqja zyrtare e Spitalit të Pejës, dhe është për t’u befasuar sesi sot është ndërrmarrur një vendim i tillë, derisa jemi në shfrytëzim të ditës së vikendit dhe vendimet nuk mund të merren në vikend, meqë zyra e protokolit dhe e vulës është e mbyllur dhe njoftimi për shkarkim pa vendim zyrtar konsideroj se është shkelje ligjore.

Po ashtu në këtë njoftim shkruan se shkarkimi është bërë si përgjegjësi direkte për rastin në fjalë, pra për frytin e vdekur .

Sa për opinion ju sqaroj se ky rast nuk perputhet aspak me pergjegjësit dhe detyrat e drejtorit mjekësor.

 – Deri sa drejtori mjekësor është përgjegjës i punës së mjekëve, e në rastin në fjalë personeli mjekësor nuk e neglizhoj rastin  duke e përfunduar kujdestarinë atë natë me pergjegjësi të plotë.

Pacientia e pranuar është ekzaminuar, ajo dhe familja janë njoftuar për frytin e vdekur, pacientja është operuar me kohë, terapinë e ka marrë me kohë , gjithcka lidhur me rastin është dokumentuar dhe pacientja e pajisur me fletëlëshim është liruar në gjendje të rregullt.

Po ashtu foshnja e vdekur gjatë intervenimit kirurgjik i është dorëzuar mamisë që e njejta të vazhdonte me procedura tjera.

Theksoj prapë se ky rast nuk është përgjegjësi e punës se mjekut.

-Kjo përgjegjësi bjen drejtpërdrejtë mbi ushtruesin e detyrës të drejtorit të administratës Z.Selman Kelmendi.

-Shefit të shërbimit Teknik Z. Ardian Shala dhe mbikqyrësit të higjienës Z.Hysë Kastrati.

Ndaj të cilëve drejtori ekzekutiv nuk ka ndërrmarrë kurfarë masa për shkak të bindjes politike dhe farëfisit që ka me përgjëgjesit kryesor.

Pra kjo është hierarkia e shërbimit teknik , dhe sherbimi teknik është përgjegjës për punëtorët fizik, pastruesit dhe puntorët e lajtorës së spitalit.

Rasti ka filluar me marrjen e foshnjës nga pastruesi i cili është i suspenduar për shkak të pakujdesisë së tij, e ka derguar ne lajtore ku prapë nga pakujdesia e puntorëve në lajtore ka përfunduar ky rast.

Besoj se në këtë shkarkim të padrejtë timin ka nderhyrje politike pasi që përgjegjësi kryesorë është Z.S.Kelmendi e që është një militant i partisë politike VV, ndërsa shefi I shërbimit teknik është kushëri i afërt i drejtorit ekzekutiv, prandaj në papërvojën e menaxhimit të drejtorit ekzekutiv z.Fazli Shala dhe i ndikuar nën presion e partisë politike duke filluar nga drejtoresha e SHSKUK dhe ushtruesja e detyrës së Ministres të Shëndetësisë është detyruar të marrë këtë vëndim për ta shfajësuar përgjegjësine e tyre morale për dorëheqje .

Në këtë vendim do të bëj ankimim ligjor dhe shpresoj që drejtësia do të marrë vëndimet e duhura.

Me respekt,

Dr.Muhamet Halitaj

/GazetaSinjali/