image Konjufca në takim me drejtorin e NDI-së për Evropë, diskutuan për modalitetet e bashkëpunimit në të ardhmen
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Konjufca në takim me drejtorin e NDI-së për Evropë, diskutuan për modalitetet e bashkëpunimit në të ardhmen

news image

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, priti sot në takim drejtorin e Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) për Evropë, Robert Benjamin dhe drejtoreshën e kësaj organizate për Kosovë, znj.Nancy Soderberg.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në takim u bisedua për bashkëpunimin që Kuvendi i Kosovës dhe NDI kanë kultivuar midis tyre për më se dy dekada dhe përkrahjen që NDI ka ofruar në gjithë këto vite.

“Kreu i kuvendit theksoi se shumë arritje të Kuvendit janë shënuar falë mbështetjes së kësaj organizate partnere, duke kontribuuar në forcimin e kapaciteteve në shumë segmente të punës së legjislativit por edhe të demokracisë në Kosovë”, shkroi Konjufca.

“Kryetari Konjufca dhe drejtori regjional i NDI-së diskutuan edhe për modalitetet e bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushën e transparencës e të hulumtimeve parlamentare, në funksion të miratimit të ligjeve sa më cilësore”, njoftoi tutje ai.

Postimi i plotë:

Sot e takova në një takim përmbajtësor drejtorin e NDI-së për Evropë, z.Robert Benjamin, si dhe drejtoreshën e kësaj organizate për Kosovë, znj.Nancy Soderberg. Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) kanë ndërtuar një traditë të shkëlqyer bashkëpunimi, si rezultat i të cilit janë shënuar shumë arritje të legjislativit por edhe të demokracisë sonë parlamentare. Në takimin me drejtorin e NDI-së për Evropë, Robert Benjamin, diskutuam edhe për modalitetet e bashkëpunimit në të ardhmen, në funksion të forcimit të mëtejmë të kapaciteteve të punës së Kuvendit dhe miratimit të ligjeve sa më cilësore. Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me NDI-në dhe organizatat e tjera partnere.

/GazetaSinjali/