image Munishi nuk shkon askund, do të qëndrojë te Ballkani për ta synuar sërish titullin

Futboll

Munishi nuk shkon askund, do të qëndrojë te Ballkani për ta synuar sërish titullin

news image

Ismeti Munishi e ka drejtuar Ballkanin në një sezon të çmendur, duke qenë deri në fund në garën për titull të kampionit dhe duke e kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës për herë të parë në histori të klubit.

Pas përfundimit të sezonit, Ballkani ka filluar të bëjë përforcime duke transferuar Mevlan Zekën nga Feronikeli dhe portierin Kenan Haxhihamza nga Gjilani.

Edhe e ardhmja e trajnerit Munishi do të jetë me “portokallinjtë”, bën të ditur një burim i Insportit, duke mohuar disa zëra ditëve të fundit se do të ketë ndryshime në stol.

Ballkani dhe trajneri Munishi përkundër se kishin lojtarë të fortë në dispozicion, nuk arritën të shpallen kampion edhe pse përfunduan me vetëm një pikë më pak se kampionia Drita, që u shpall kampione me 68 pikë.

Përveç lojës së bukur, Munishi ka arritur ta nxjerrë më të mirën nga Arbër Hoxha, Blend Baftiu dhe Jetmir Topalli, të cilët para ardhjes se Munishit ishin vetëm talentë në opionione të trajnerëve dhe analistëve.

Në finale të Kupës, Ballkani pësoi humbje duke mos arritur daljen në garat evropiane.

Presidenti i klubit, Arsim Kabashi, në rrjete sociale ka shprehur mbështetjen e tij për Munishin. Ai në rrjetin e tij social Facebook ka shkruar se Munishi ka kontratë edhe për 20 vjet. /Sinjali Sportiv